75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / MSH1

Lipjan: Vidhen gjësende në kishën e Brusit

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Brus të Lipjanit.

Sipas policisë, dje u raportua se nga objekti i kishës katolike në këtë fshat janë vjedhur gjësende.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk është bërë e ditur sasia e gjësendeve të vjedhura dhe vlera e tyre, sakaq rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/