Lipjani bëhet festiv, stoliset për festat e fundvitit
Qyteti i Lipjanit sonte ka marrë një pamje më festive për festat e fundvitit.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka bërë ndezjen e dritave për festat e fundvitit në një ceremoni ku ka pasur shumë fëmijë, transmeton Indeksonline.


Vitin e kaluar për shkak të problemeve me kompaninë kontraktuese, ky qytet nuk ishte dekoruar fare.
Kurse këtë vit, Lipjani ka marrë një pamje shumë të bukur.

Dekorimi i gjithë qytetit i ka kushtuar buxhetit të komunës këtë vit 15 mijë euro./Indeksonline/


