75 Mall Live Search
21:44 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lipjani me rekord, për herë të parë përfaqësohet me tre deputetë në Kuvend të Kosovës

Komuna e Lipjanit për herë të parë në histori të Parlamentit të Kosovës do të ketë tre përfaqësues.

Tre kandidatët e Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të siguroj votat për t’u bërë deputet, shkruan Indeksonline.

Sipas burimeve të Indeksonline Vlora Limani Hajnuni, Shkelzen Hajdini dhe Ilir Tasholli kanë marr votat e duhura për ti zënë tri ulëse në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja deri më tani sipas rezultateve është e dyta sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së.

Kurse në qytetin e Lipjanit, LDK-ja arriti të fitoj bindshëm duke lënë mbrapa PDK-në dhe LVV-në./Indeksonline/