75 Mall Live Search
21:09 / E Martë, 09 Shtator 2025 / Burim

Lipjani në rrugën e zhvillimit – Imri Ahmeti prezanton projektet madhore për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte u takua me qytetarët e kësaj komune për të diskutuar projektet që do të realizohen në periudhën e ardhshme 4-vjeçare.

Ai tha se nevojat e qytetit janë identifikuar me saktësi dhe janë harmonizuar me mundësitë buxhetore të komunës.

“Ne kemi identifikuar me saktësi nevojat e qytetit dhe kemi projektuar mundësitë buxhetore të komunës për financimin e projekteve madhore. Kemi një plan konkret, me projekte të qarta dhe me një arsyeshmëri financiare të qëndrueshme”.

“Lipjani tashmë është përtej fjalëve, është një qytet që rritet dita-ditës dhe po bëhet gjithnjë e më konkurrues. Ne nuk premtojmë bosh, por me punë të përkushtuar po ndërtojmë Lipjanin që e duam”,  ka shkruar Ahmeti. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: