75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Liqeni artificial te stadiumi/ Abdixhiku mbron Ramën: Ky është vizioni i një urbanistiti

Ideja kandidatit të LDK, Përparim Rama, për krijimin e një liqeni artificial tek stadiumi “Fadil Vokrri” ka bërë shumë bujë në internet. Në lidhje me këtë ide, ka folur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili e ka përkrahur këtë ide të Ramës, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Prishtinësi  mungon lumi e uji dhe se krijimi i një liqeni artificial do të kishte qenë atraktiv.

“Është një prej ideve që ka qarkulluar më herët, por është ide që në qoftë se në të ardhmen si vizion, ky është vizioni i një urbanistiti. Prishtinës i mungon lumi e uji, kish me qenë atraktive, por unë besoj që duhet të dalim përtej bindjeve që i kemi tani, qytetet e mëdha këtë e bëjnë, transformojnë, rrënojnë diçka që ka qëndru një kohë të gjatë dhe e ndryshojnë. Prandaj, duhet të guxojmë të mendojmë pak më tepër se kaq”, tha Abdixhik në T7.

“Natyrisht tallja e ideve të mëdhaja mund të ndodh, por unë besoj që duhet të lexohet programi me kujdes, është program specifik i përgatitur mirë, i qartë edhe për atë temë dhe për temat e tjera, për dallim prej tjerëve që i refuzojnë qytetarët tanë.  Paraqitja e ideve nuk është vec privilegj por është detyrim. Unë besoj që është koha për një transforim radikal dhe Përparimi e bën një gjë të tillë”, përfundoi ai./Indeksonline/