75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 26 Janar 2026 / S Z

Liqeni i Badocit “mbushet” me mbeturina, Mjeku: Ky është niveli i shoqërisë sonë

Liqeni i Badocit është ndotur jashtëzakonisht shumë nga mbeturinat, pas vërshimeve që pati kapluar vendin.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se është shqetësuese se në çfarë niveli ka ardhur shoqëria, pasi siç tha ajo, mbeturinat kanë ardhur nga dora e njeriut, transmeton Klankosova.

“Këto mbeturina pavarësisht që kanë ardhur si pasojë e vërshimeve dhe përmes lumenjve dhe përroskave, këto janë hedhur nga dora e njeriut dhe ky fatkeqësisht është niveli i shoqërisë, pa i përfshirë të gjithë”, tha Mjeku në Klan Kosova.

Ajo bëri të ditur se KRU “Prishtina” shumë shpejt do të organizojë ekipe që ta pastrojnë burimin e ujit nga këto mbeturina.

“Mendojmë se brenda javës do të pastrohet, por është shqetësuese gjendja”, tha ajo.