75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Liqeni i Badovcit si panoramë, shikoni si po mbushet me ujë pas reshjeve të borës

Që nga dje në vendin tonë po karakterizohet mot me temperatura të ulëta e me reshje të borës.

Bora nisi qysh nga orët mbrëmjes së kaluar, derisa ka vazhduar pandërprerë edhe gjatë ditës së sotme, transmeton IndeksOnline.

Reshjet e borës, jo vetëm qe ka zbutur ajrin e ndotur, që rrezikonte qytetarët, por edhe ka nisur të mbush liqenet, pasi mbetën thuajse tërësisht të shteruara pa ujë.

Ky një lajm mjaftë i mirë, pasi që po të vazhdohej me mot të thatë, qytetarët rrezikonin të mbesnin edhe pa ujë.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se veç pamjes së mrekullueshme, që ka marr Liqeni i Badovcit, gjithashtu ka nisur të mbushet me ujë./Indeksonline