Liqeni i Radoniqit po ”tkurret” bie në masa ekstreme niveli i tij

Liqeni i Radoniqit ka nisur të shterojë si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike.
IndeksOnline ka siguruar foto nga para një viti dhe tani, ku shihet se në pjesën në drejtim të Deçanit, ky liqen ka pësuar rënie drastike të nivelit të ujit.
Thuajse është shter krejtësisht dhe tash po përdoret për kullosjen e bagëtive.
Liqeni i Radoniqit mbledh ujin nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” për tu përpunuar dhe për t’ju dhënë në shfrytëzim rreth 250 mijë banorëve të Gjakovës, Rahovecit dhe disa zonave të Prizrenit.
Furnizimi i liqenit bëhet nga lumi Lumbardh.
Foto para një viti dhe tani:
