23:32 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / MSH

Lira turke pëson rritje të lehtë ndaj dollarit amerikan

Lira turke ra sot në nivelin më të ulët në këmbim me dollarin dhe shënoi rënie për 5.6 për qind, pasi Banka Qendrore uli shkallën e interesit, në përputhje me programin ekonomik të Presidentit Rexhep Erdogan.

Pas këtij vendimi të Bankës Qendrore, vlera e lirës ra paraditen e sotme në 15.68 në krahasim me një dollar amerikan. Ndërsa në orët e pasdites lira ka pësuar një rritje të lehtë me 0.01, duke shkuar në 15.67  lira për një dollar amerikan.

Vlera e dollarit në këmbim me lirën është rritur më shumë se dyfish këtë vit. Banka Qendrore dha shenja se do ta ndërpresë ciklin e lehtësimit të shkallës së interesit për t’i vëzhguar efektet e tij në tre muajt e ardhshëm.

Vetëm në dy javët e fundit, Banka Qendrore ka ndërhyrë katër herë në tregun e valutave, duke shitur dollarë për ta ngadalësuar shitjen e lirës.