75 Mall Live Search
15:48 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Liria afër të nënshkruaj me tre futbollistët e Ballkanit

Liria kërkon që me çdo kusht të ngjitet në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga Prizreni është duke biseduar për transferimin e tre futbollistëve të Ballkanit, Roni Gashi, Liridon Fetahaj dhe Armend Rugjin.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Presidenti i klubit me traditë, Qemal Krasniqi.

Jemi në bisedime me lojtarët por ende nuk e kemi konkretizuar marrëveshjen. Shumë shpejt pritet zyrtarizimi”, ka thënë Krasniqi.

Liria gjendet në vendin e gjashtë në Grupin A të Ligës së Parë, me nëntë pikë më pak se Dukagjini që kryeson tabelën. /IndeksOnline/