75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / C E

Liria dërgon në Gjykatë Kushtetuese vendimin e FFK-së, besojnë se do ta “fitojnë” lëndën

KF Liria është e pakënaqur me vendimin e FFK-së për ta ndërprerë Ligën e Parë dhe dy vendet e para të ngjiten në Superligë edhe pse kishte 10 ndeshje për tu zhvilluar.

Skuadra nga Prizreni e ka dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese dhe shpreson që vendimi të jetë në favor të tyre.

Kryetari i skuadrës, Qemal Krasniqi e ka konfirmuar për Indeksonline dhe ka thënë se ankesa e tyre ka bazë ligjore.

Liria është përgatitur shumë si para pandemisë ashtu edhe gjatë pandemisë lojtarët janë stërvitur indivuidualisht dhe kemi qenë të gatshëm që të ngjitemi në Superligë. Nuk është e drejtë që me një vendim arbitrar të ndërpritet kampionati dhe të vendoset fituesi“, ka thënë Krasniqi.

Skuadra ka shpenzuar mbi 200.000 euro dhe është përgatitur që të pretendoj seriozisht që në këto ndeshje të siguroj Superligën“, ka shtuar ai.

Fillimisht ne kemi dërguar ankesë në FFK e më pas edhe në gjykatat tjera dhe tashmë kemi vendosur që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë të padrejtë që na është bërë“, ka thënë kryetari i Lirisë.

Ai beson se ankesa e tyre ka bazë ligjore dhe gjykata do të vendos në favor të tyre.

Ne jemi konsultuar me avokat dhe kemi marrë konfirmimin se ankesa jonë është e drejtë pasi që FFk ka marrë një vendim arbitrar“, ka thënë ndër të tjerash Qemal Krasniqi.

FFK javë më parë mori vendim që të ndërpres të gjitha garat përveç Superligës ku Besa nga Peja dhe Arbëria e Lipjanit siguruan pjesëmarrjen në Superligë me vetëm 20 xhiro të zhvilluara. /IndeksOnline/