Liria e zyrtarizon Liridon Lecin

Skuadra e Lirisë e ka zyrtarizuar Liridon Lecin si trajner të ri të skuadrës.
”Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.
Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!
Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.
Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Liridon Leci!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/