75 Mall Live Search
17:00 / E Premte, 07 Prill 2023 / Gj. Sh

Liria fiton bindshëm ndaj Feronikelit ’74

Liria e ka fituar derbin e javës në Viva Fresh Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra prizrenase fitoi në shtëpi me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave e hapi Liridon Fetahaj në minutën e 21-të.

Tetë minuta më vonë, Astrit Berisha dyfishoi epërsinë e Lirisë.

Një supergol i shënuar nga Qemail Elshani në minutën e 75-të, vulosi fitoren e skuadrës prizrenase.

Me këtë fitore, Liria shpreson për vendin e parë ku aktualisht ka 40 pikë, një më pak se Feronikeli ’74./IndeksOnline/