16:42 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Liria i reagon FFK-së, e kërcënon se do ta dërgoj në CAS

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur edicionin 2019/20 për Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe grupmoshat.

Nga Liga e Parë, Besa dhe Arbëria janë dy skuadrat që inkuadrohen në Superligë derisa Liria ka mbetur e pakënqur.

Skuadra që pretendonte të ngjitej në Superligë ka reaguar pas këtij vendimi duke kërcënuar FFK-në se qështjen do ta dërgoj në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

Ky është reagimi i tyre:

KF “Liria” përmes këtij reagimi njofton Federatën e Futbollittë Kosovës, përkatësishtë Komitetin Ekzekutiv,  se është kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv të FFK-së, lidhur me pezullimin e Ligës së Parë.

            Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast.

Madje, nga FFK-ja,  as që kanë kërkuar  ndonjë kosultim me ne, lidhur me vendimin e marrë.

            Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë.

            KF Liria, do ta apeloj këtë vendim në gjithë instantcat vendore e ndërkombëtare, si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rastë.

            Njëkohësishtë kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtoj vendimin e marrë, në të kundërtën KF Liria, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe qështjen do ta dërgoj deri në Cas.