75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Liria me një këmbë në Ligën e parë, komplikohen punët për Flamurtarin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Prizren Liria u takua me Ballkanin e Suharekës. Ndeshja nuk dhuroi spektakël dhe përfundoi në barazim pa gola.

Ky barazim është si humbje për Lirinë e cila është në rrugë për tu larguar nga Superliga, shkruan Indeksonline.

Fitore të madhe në luftën për mbijetesë ka shënuar Ferizaj e cila ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-1.

Golat për vendasit i shënuan Egzon Shabani (21′), Qendrim Dautaj (88′) dhe Demiri në minutat shtesë.

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Grancov në minutën e 25-të.

Ballkani mbetet në pozitën e tetë me 33 pikë, Flamurtari në vendin e nëntë me 32 pikë, Ferizaj në vendin e dhjetë me 31 pikë derisa Liria është e parafundit me 25 pikë. /IndeksOnline/