75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Liria me tri transfere përnjëherë, njëri nga ta nga Turqia

Klubi prizrenas Liria ka njoftuar sot zyrtarizimin e tre lojtarëve më të ri.

Sot, Liria zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me Robert Gjerajn, që rikthehet në klub nga Besa, Uran Shalën nga Ballkani, i dalë vite më parë nga shkolla KF Liria dhe Mahmut Demirgan, portier i ardhur nga klubi Cizrespor (Turqi).

Sipas zëdhënësit të klubit, Durak Thaçi, me këto tri transfere, Liria e përmbyll merkaton.

Ata sot udhëtojnë për në përgatitje me ekipin në Durrës./Indeksonline/