Liria në duart e një asambleisti, Kapra e quan veten legjendë të skuadrës

Organet e drejtësisë pritet ta përcaktojnë ligjshmërinë e plotë të privatizimit të skuadrës së famshme kosovare, KF Liria. Kjo pasi që ka bazë dyshimi penale e procedurale në privatizimin e klubit.
Qemal Krasniqi është kryetar i klubit prizrenas. Dyshimet procedurale dhe penale ndaj Krasniqi rëndojnë ngase i njëjti ishte edhe kryetar i komisionit të privatizimit të klubit.
Krasniqi është asambleist i Kuvendit Komunal dhe se rregulat UEFA-s janë të qarta që politika duhet t’i ketë larg duart nga sporti.
I pyetur nga Indeksonline për pozitën e dyshimt të tij, Krasniqi ka thënë se është aty për të ndihmuar klubin.” Nuk e di nëse munet me pas naj shkelje ligjore pozita e ime, sepse unë kam ardh me e ndihmu klubin. E klubi ka qenë i komunës” ka thënë Krasniqi.
Jolegjitim dhe e dilema llogaritet edhe pozita e Skënder Kaprës te Liria. Kapra që poashtu ishte anëtar i komisionit ka thënë për Indeksonline se është lëgjendë e skuadrës.”Pyetni të gjithë në Prizren se kush është Skënder Kapra. Unë jam legjendë e Lirisë” ka thënë ai.