75 Mall Live Search
20:13 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / C E

Liria nënshkruan me futbollistin shqiptar të Zvicrës

Mërgim Bajrami, edhe zyrtarishtë është bërë pjesë e skuadrës së Lirisë.

Zyrtarët e klubit, kishin konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes palëve, ditë më parë.Tashmë Bajrami, ka nënshkruar kontratë me klubin.

Ai, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm, duke ditur karrierën e bujshme që ka patur në Zvicërr me skuadrat: Cyrih, Grashopers, Shafausen etj.

Ndërkaq, te ‘bardhezinjtë’ vie nga skuadra SC Bruhl.

Poashtu, Mërgim Bajrami ka qenë pjesë e U-19, e shtetit helvetik.

“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam dhe origjinën.Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë.Pres me padurim, të nisim me kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave”, ka thënë 23 vjeçari Bahrami, pas nënshkrimit të kontratës.Ndërkaq, pronari Raman Kiqe, u shpreh: ” Bajrami është futbollistë cilësor.Në ditët vijuese, do të sjellim edhe emra të ri në klub”, ka thënë ai.