Liria nis fazën përgatitore për stinorin e ri

Të hënën në ‘Përparim Thaçi’, ashtu siç ka paralajmëruar, Liria nisi me përgatotje për edicionin e ri.
Në grumbullimin e parë ishin të pranishëm 22 futbollistë.
Këtij kontigjenti pritet t’i bashkohen edhe disa përforcime nga jashtë, që ditët në vijim priten këto prurje, njofton faqja zyrtare e Lirisë.
“Nga ju të gjithë do të kèrkojë punë dhe angazhim. Disiplina, do të jetë arma kryesore krahas përgatitjeve në arritjen e objektivave. Nga të gjithë kërkojë përkushtim, me sjelljen edhe të përfocimeve synimet tona dihen, kthimi në elitë. Do të luajnë vetëm më të mirët, jo emrat”, ka thënë trajneri Skender Shengyli pas stërvitjes së parë te Liria.