75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Liria nuk dorëzohet, rinis stërvitjet dhe beson se do t’iu jepet mundësia

Javë më parë FFK vendosi që të anuloj Ligën e Parë me ç’rast Besa dhe Arbëria u ngjitën në Superligë.

Një nga skuadrat që u prek nga ky vendim është edhe Liria që ishte në garë të ngushtë me dy skuadrat e kreut, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga Prizreni është ankuar dhe tashmë KE i FFK-së pritet të marr vendim nëse do të hedh poshtë vendimin apo do të mbetet në fuqi.

Por Liria si duket beson se do të jetë në favor të tyre dhe ka filluar përgatitjet.

Sot skuadra ka zhvilluar seancat stërvitore dhe drejtuesit po vazhdojnë përpjekjet që Liga e Parë të rinis në mënyrë që fituesit të shpallën në fushë dhe jo në tavolinë. /IndeksOnline/