Liria nuk zhgënjen tifozët, fiton derbin e Ligës së Parë ndaj Vëllaznimit

Liria e ka fituar derbin e javës ndaj Vëllaznmit, në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra prizrenase nuk ka zhgënjyer tifozët e shumtë që ishin të pranishëm në stadiumin ”Përparim Thaqi”, duke shënuar fitore me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Dijar Nikqi, në minutën e 50-të.
Këto janë tre pikë të rëndësishme për skuadrën e Lirisë, e cila mban gjallë shpresat për tu rikthyer në Superligë.
Prizrenasit kanë 27 pikë, shtatë më pak se lideri i tabelës Drenica, dhe tre mq pak se Vëllaznimi që renditet e dyta./IndeksOnline/