75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Liria përforcohet me një kampion, zyrtarizon ish-mbrojtësin e Ballkanit

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Liria ka bërë një përforcim gjatë afatit të janarit.

Në rrjetet sociale klubi që gjendet në fundin e tabelës ka transferuar mbrojtësin, Albin Kapra, shkruan Indeksonline

Kapra është mbrojtës i krahut dhe ishte pjesë e Ballkanit që nga viti 2021. Ai fitoi dy herë titullin kampion me ekipin nga Suhareka.

Kujtojmë që vlera e futbollistit në fjalë në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 100 mijë euro./Indeksonline/