75 Mall Live Search
17:28 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Liria s’ka nevojë për ambasadë, Flamurtari e pajis me “vizë” të Ligës së Parë

Lira nga Prizreni ka fituar vetëm një ndeshje në 12 takimet e fundit.

Në ndeshjen e xhiros së 27-të, Prizrenasit u mposhtën në “Fadil Vokrri” nga Flamurtari me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Shend Kelmendi në minutën e 55-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka barazuar si mysafir i Dritës me rezultat 2-2.

Golat për skuadrën nga Skenderaji i shënoi Nicolas Andresë (12′ dhe 42′).

Ndërsa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Haxhimusa në minutën e 81-të dhe një gol nga Liridon Leci në minutën e gjashtë shtesë.

Liria me këtë humbje mbetet në pozitën e parafundit me 24 pikë, katër më pak se Ferizaj derisa Flamurtari është në pozitën e nëntë me 32 pikë, aq sa ka Ballkani në vendin e tetë.

Drita mbetet në vendin e katërt me 46 pikë e ndjekur nga Drenica me 38 pikë.