10:38 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Liria sot e ka trenin e fundit për Superligë

Skuadra e Lirisë do të ballafaqohet me Flamurtarin në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të javës së 27-të.

Dy skuadrat po luftojnë për ekzistencë, me kuq e zinjtë që janë në vendin e 9-të me 29 pikë, ndërsa Liria e 11-ta me 24 pikë.

Liria vjen në këtë ndeshje nga një seri prej 4 humbjeve të njëpasnjëshme, proces në të cilin nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndeshja me Flamurtarin mund të jetë treni i fundit për ekipin prizrenas që të luftoj për të qenë në barazh.

Ky duel zhvillohet sot nga ora 15:30. /Indeksonline/