20:29 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Liridon Fetahaj flet para ndeshjes ndaj Ferizajit, beson se Liria do të inkuadrohet në Superligë

Të dielën mësohet skuadra e fundit e cila do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës për sezonin e ardhshëm.

Dy skuadrat, Ferizaji dhe Liria do të përballen me njëra tjetrën në ndeshjen e barazhit, e cila zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se janë përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe beson se do të ja dalin të inkuadrohen në Superligë, edhe pse do ta kenë vështirë pasi thotë se Ferizaji ka një skuadër shumë të mirë.

“Atmosfera e klubit është shumë e mirë dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për ndeshjen e të dielës.

Ferizaji e kamë potencuar edhe njëherë se ka një skuadër shumë të mirë e kualitative dhe mendoj që do ta kemi shumë vështir, por mbetet te shihet.

Përderisa jemi dy skuadra që luftojmë për superligën, besoj deri në fund se do ja dalim.”, ka deklaruar Fetahaj.

Ai ka falënderuar edhe tifozët e Lirisë, e në veçanti tifo grupin “Arpagjikt” për përkrahjen e madhe gjatë gjithë sezonit e sidomos për mobilizimin në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Ndërsa një Faleminderim i madh për gjithë tifozët tanë dhe “Arpagjikt” për mobilizimin qe kanë bërë, shpresoj me gjithë shpirt se do ja kthejmë me rezultat pozitiv.”, ka deklaruar Fetahaj për IndeksOnline.