75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

Liridon Krasniqi bëhet frizer, e qethë bashkëlojtarin në Kombëtaren e Malajzisë

Liridon Krasniqi mezi po pret të bëjë debutimin e tij të parë me Kombëtaren e Malajzisë.

Malajzia do të luaj sot ndeshjen miqësore kundër Bahrain, para tri ndeshjeve të rëndësishme për kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, për herë të parë është grumbulluar me ekipin e Malajzisë. Por, para ndeshjeve ai po bën një punë tjetër.

Në një video, Krasniqi shihet duke i qethur bashkëlojtarët e tij në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Malajzië.

Malajzia më 3 qershor do të luaj kundër Shteteve të Bashkuara Arabe, më 11 qershor do të luaj kundër Vietnamit dhe më 15 kundër Tailandës./IndeksOnline/