Liridon Krasniqi dëshiron që karrierën ta përfundoj te kjo skuadër e Superligës

Liridon Krasniqi, futbollisti kosovar që karrierën e tij po e vazhdon në malajzi, ka thënë se dëshiron ti bashkohet FC Prishtinës në të ardhmen.
28-vjecari tashmë është duke luajtur për skuadrën e Johor DT, ndërsa më parë në këtë shtet luajti edhe te skuadra Kedah.
Së fundi, futbollisti ka folur për “LIG Sport”, ku ka treguar dëshirën e tij për të mbyllur karrierën tek skuadra kosovare.
“Karrierën dua që ta mbyllë në skuadrën kosovare, FC Prishtina”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi, pak muaj më parë ka marrë shtetësi të Malajzisë, ku pritet të luajë te kjo kombëtare, ndërsa më parë ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku luajti tre takime. /IndeksOnline/
