75 Mall Live Search
10:54 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liridon Krasniqi prezentohet te kampioni i Malajzisë

Mesfushori shqiptar, Liridon Krasniqi, është prezantuar tek ekipi kampion i Malajzisë, Johor Darul Takzim

Krasniqi, që prej vitit 2015 luan në kampionatin e Malajzisë pas përfundimit të sezonit ka kompletuar transferimin në ekipin që fitoi titullin këtë sezon, raporton Indeksonline.

Para Malajzisë, Liridon Krasniqi, gjithashtu kishte pasur disa aventura në Turqi me ekipet si Ankaraspor dhe Fethiyespor.

Gjatë periudhës 2014-15 ai kishte pasur tri paraqitje për Kosovën, ndërsa kishte luajtur edhe për grupmoshat e reja të Shqipërisë./Indeksonline/