75 Mall Live Search
20:33 / E Diele, 27 Mars 2022 / C E

Liridon Krasniqi shënon golin e parë me Malajzinë

Sulmuesi shqiptar Liridon Krasniqi ka shënuar golin e parë me kombëtaren e Malajzisë.

Krasniqi gjeti golin në ndeshjen miqësore ndaj Singaporit, në minutën e 57-të, pasi u fut në pjesë të dytë në lojë.

Ai pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në kampionatin malajzian, ku ka arritur të rigjejë formën e tij të humbur.

Krasniqi ishte më parë i grumbulluar nga kombëtarja shqiptare, ku kishte zhvilluar një ndeshje, dhe më pas edhe nga Kosova, mirëpo më pas nuk u ftua, gjë që bëri atë që të pranojë ftesën e Malajzisë.

Ai shënoi gol të bukur pas gjashtë ndeshjeve me Malajzinë, mirëpo festa e tij ishte e ekzagjeruar, pasi ndeshja ishte vetëm miqësore.