Liridon Krasniqi shënon gol të jashtëzakonshëm dhe asiston në debutimin e tij te Melaka United
Mesfushori kosovar, Liridon Krasniqi, ka shënuar realizuar një gol fantastik dhe një asistim në ndeshjën kundër Petaling Java.
Krasniqi vetëm dy javë më parë kompletoi transferimin e tij te Melaka United nga ekipi tjetër nga Malajzia, Kedah.
Krasniqi ishte lojtari më i mirë i ndeshjës në fitoren e skuadrës së tij Melaka United, të cilët shënuan fitore me rezultat 2:1.
“Boooom.. Jam i lumtur për golin dhe asistin. Asist i mirë, vëlla #LK10”, shkruan Krasniqi në Instagram.
Më 19 janar të këtij viti, Krasniqi u transferua nga Kedag në Melaka United. Këtë transferim ai e siguroi pasi që bëri paraqitje mbresëlënëse gjatë sezonit të kaluar, të cilat ia fituan atij edhe çmimin për futbollistin më të mirë në Malajzi. /IndeksOnline/