75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Liridon Krasniqi, shumë afër të bëhet me klub të ri

Ish-mesfushori i Kedah, Liridon Krasniqi mund që shumë shpejt të transferohet në futbollin indonezian.

Krasniqi është aktualisht pa klub pas largimit nga Kedah në fund të sezonit paraprak.

Lojtari më i mirë në Malajzi për vitin e kaluar, besohet se është kontaktuar nga disa klube.

Persija Jakarta Bakal Pertimbangkan Gaet Liridon Krasniqi dari Kedah FA

Njëri prej klubeve të interesuara për mesfushorin kosovar është edhe Persija Jakarta, klub indonezian, transmeton IndeksOnline.

Konkretisht, Krasniqi mund të transferohet në klubin e lartëcekur në fillim të vitit të ardhshëm.

Madje, së fundmi, Krasniqi postoi një fotografi, duke e bërë të ditur lokacionin – në Xhakartë.

Megjithatë, vetë lojtari ende ka ndonjë konfirmim për spekulimet e fundit./IndeksOnline/