75 Mall Live Search
10:29 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Liridon Krasniqi tenton ta mashtrojë gjyqtarin në Malejzi, ndëshkohet me karton

Terengganu siguroi mbrëmë kalimin për në finale të Kupës së Malajzisë, duke eliminuar Kuala Lumpur Cityn në gjysmëfinale.

Terengganu fitoi me rezultatin 2:1, për t’u kualifikuar për në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Vëmendje nga kjo ndeshje mori një skenë në të cilën u përfshi futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi.

Mesfushori u ankua për një lëndim në fundin e ndeshjes, me ç’rast u kërkua që të largohet me barelë nga fusha.

Megjithatë, gjatë rrugës për të lënë fushën, 31-vjeçari nga Vitia u rrëzua nga barela dhe ra në tokë.

Ai fajësoi stafin që po e bartnin, por veprim i tij u cilësua si qëllimshëm, pasi gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të verdhë, për shkak të vonimit të ndeshjes.

Liridon Krasniqi pastaj u largua në këmbë nga fusha.