75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Gj Sh

Liridon Leci pasardhës i Klodian Duros te Liria

Liria nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Klodian Duros.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se skuadra prizrenase ka arritur marrëveshje me Liridon Lecin,

Ai do të nis punën menjëher dhe synon rikthimin e Lirisë në Superligë.

Klodian Duro u shkarkua ditën e sotme, pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit.

Liria nga tetë ndeshje këtë sezon, ka grumbulluar 12 pikë./IndeksOnline/