18:54 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

Liridona Syla ndëshkohet me të kuq në ndeshjen ndaj Turqisë

Tashmë është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, duel ky që i takon kategorisë së vajzave dhe zhvillohet në kuadër të kualfikimev për kampionatin evropian 2021.

Të dyja skuadrat po luajnë mirë, por Kosova është me një futbolliste më pak në fushë, pasi Liridona Syla është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, shkruan IndeksOnline

Edhe pse me një të kuq në radhët tona, rezultati ende mbetet në 0:0.