20:36 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Liridoni e Gixha vijnë me projektin e ri, “Fara e Flliqt”

“Fara e flliqtë” po nis. I keni dashur, i keni kërkuar dhe ata po vijnë sërish pranë jush.

Liridoni dhe Gixha rikthehen me projekte të reja.

Ata janë kthyer në menaxhimin e kompanisë “ProTalents”, me producent Burim Krasniqi.

E dijmë që ju kanë munguar, por tash e tutje “shehri” është i gjithi i Liridonit dhe Gixhës.

Projektet e tyre të reja do të jenë të pafundme, me shumë risi, me shumë sarkazëm, por ata janë të njejtit Liridon e Gixhë

Dy personazhet e famshme vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt sfidave të reja, shumë interesante dhe atraktive për ju.

Për më shumë detaje rreth tyre, prisni se “Fara e flliqtë” po vjen.Regjisorë do të jetë Alban Zogjani, ndërsa skenarist Pashtrik Brahaj.