Lirim Kastrati aktivizohet në çerekfinale të Ligës së Evropës

Lirim Kastrati është inkuadruar në minutën e 61-të kundër Villarealit në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.
Dinamo Zagrab është duke pësuar disfatë në shtëpi 0-1 ndaj spanjollëve.
Gerard Moreno shënoi gol nga penalltia në minutën e 44-të.
Ndryshe, kjo është paraqitja e 9-të për Kastratin në Ligën e Evropës këtë edicion.
22 vjeçari ka shënuar 1 gol kundër CSKA Moskës.
/Indeksonline/