Lirim Kastrati dyshohet se ka këputur ligamentet
Dita e sotme ishte një për t’u harruar për yllin kosovar, Lirim Kastrati.
Ai ka pësuar një dëmtim serioz në gju gjatë ndeshjes ndaj KF Egnatia. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të hënën, është konfirmuar se 27-vjeçari ka këputur ligamentet.
Lëndim ky që do të thotë se ka përfunduar sezoni për Kastratin, i cili sapo filloi të rikthehej në formë.
Kastrati, këtë sezon numëron 26 paraqitje me Vllazninë, ku shënoi plot 3 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/

