Lirim Kastrati e konfirmon që ka disa klube të interesuara për të

Futbollisti i Kombëtares kosovare, Lirim Kastrati me paraqitjet e tij për skuadrën e Lokomotiva Zagreb dhe Kombëtaren e Kosovës e ka marrë vëmendjen e disa klubeve.
Së fundmi u raportua se për të janë të interesuara edhe dy skuadrat spanjolle, Mallorca dhe Real Betisi.
Kastrati foli për IndeksOnline ku e konfirmoi se për të ka disa oferta, mirëpo nuk tregoi nëse ka diqka konkrete nga dy klubet spanjolle.
Po ashtu Lirim Kastrati tregoi se edhe pse ka disa oferta ai ende nuk ka vendosur se a do të qëndrojë apo do të largohet nga skuadra kroate./Indeksonline/.
