75 Mall Live Search
22:44 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Lirim Kastrati është ndezur ‘flakë’, shënon gol në Ligën e Evropës

Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ka shënuar golin e tij të parë në Ligën e Evropës me Dinamon e Zagrebit.

21 vjeçari përpos që realizoi, edhe asistoi një gol tjetër ndaj CSKA Moskës, për rezultatin 3-1.

Ky është goli I 4-të në këtë edicion për Kastratin në të gjitha garat me ekipin dhe kombëtaren e Kosovës.

Ndryshe, Dinamo e ka siguruar kualifikimin në fazën eliminuese si lider i grupit.

/Indeksonline/