75 Mall Live Search
23:05 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. A

Lirim Kastrati kontribuon për fitoren e Dinamo Zagrebit në Europa League

Pas 2 barazimeve në Ligën e Evropës, Dinamo Zagreb ka arritur fitoren e parë.

Kroatët fituan 1-0 ndaj austriakëve të Wolfsberger me golin e Iyayi Atiemëen.

Sulmuesi kosovar Lirim Kastrati hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe kompletoi 45 minuta, shkruan Indeksonline.

21 vjeçari ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Dinamos së Zagrebit në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, trajneri i Kosovës Bernard Challandes e ka ftuar Kastratin për ndeshet e nëntorit, kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

/Indeksonline/