75 Mall Live Search
22:06 / E Martë, 16 Qershor 2020 / C E

Lirim Kastrati nuk ndalet, shënon golin e nëntë sezonal

Ylli i Kosovës, Lirim Kastrati, ka kaluar në epërsi 0-1 Lokomotivën e Zagrebit, në sfidën që po e zhvillon në udhëtim te Rijeka.

Kastrati shënoi në minutën e 36’ të ndeshjes.

Goli ndaj Rijekës, është goli i 9 sezonal për 21 vjeçarin nga Kamenica.

Kastrati konfirmon kështu formën shumë të mirë që e ka kaluar këtë sezon te Lokomotiva e Zagrebit.