75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lirim Kastrati rikthehet tek Kosova U21

Kosova U21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Trajneri Rafet Prekazi dit më parë ka bërë publike listën e të ftuarëve për këtë ndeshje.

Lirim Kastrati ishte ftuar nga Kombëtarja A e Kosovës për ndeshjen ndaj Gjibraltarit, por menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje, ai është rikthyer tek Kosova U21.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i portierëve tek Kosova U21, Naser Prapashtica.

Prapashtica me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Kastrati i është bashkangjitur në grumbullim kombëtares U21./Indeksonline/