22:57 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Lirim Kastrati shënon super gol në finale të Kupës së Hungarisë, ia fiton skuadrës së tij titullin

Mbrojtësi kosovar, Lirim Kastrati ka shkëlqyer sonte në finalen e Kupës së Hungarisë  mes MOL Fehervar dhe Ujpestit që mbaroi me rezultat 0:1 në të mirë të mysafirëve.

Kastrati shënoi super gol në minutën e 110-të për të ia fituar Kupën e Hungarisë Ujpestit, transmeton Indeksonline.

Ai bëri një goditje të fuqishme jashtë zonës që përfundoi brenda kornizës së Fehrvarit.

Ujpest e përfundoi sezonin në mes të tabelës dhe fitimi i Kupës së Hungarisë është një sukses i jashtëzakonshëm. /Indeksonline/