75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lirim Kastrati stërvitet me Kombëtaren A

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e dytë para ndeshjes me Republikën Çeke që zhvillohet të shtunën në “Fadil Vokrri”.

Në stërvitje me Kombëtaren A ka qenë prezent edhe Lirim Kastrati, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bolognas dhe jo sulmuesin e Lokomotivës së Zagrebit.

Kujtojmë se ka pasur një përplasje me deklarata në mes të trajnerit Bernard Challandes dhe sulmuesit Kastrati që tashmë është grumbulluar me skuadrën e Rafet Prekazit. /IndeksOnline/