75 Mall Live Search
19:23 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / G T

Lirim Kastrati zyrtarisht pjesë e Vllaznisë, prezantohet në “Loro Boriçi”

Vllaznia e Shkodrës ka bërë një nga goditjet më të bujshme të merkatos verore në futbollin shqiptar, duke siguruar firmën e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.

Futbollisti 25-vjeçar do të veshë për herë të parë fanellën e një skuadre në Kategorinë Superiore, pas një karriere mbresëlënëse në disa prej kampionateve më konkurruese në Evropë. Kastrati ka qenë pjesë e Dinamo Zagreb, ku fitoi tituj kampionë dhe mori pjesë në ndeshje të rëndësishme europiane, si dhe ka mbajtur veshur fanellën e gjigantëve polakë Legia Warsaw.

Me shpejtësinë, teknikën dhe përvojën e tij ndërkombëtare, pritet që Kastrati të jetë një nga lojtarët kyç të Vllaznisë për sezonin 2025-2026./Indeksonline/