Lirim Zendeli zhvillon provat në pistën e Bahreinit

Lirim Zendeli ka bërë provat e radhës para fillimit të sezonit të Formula 3.
Piloti shqiptar ka bërë disa testime para garës së parë që zhvillohet me 22 mars.

Zendeli është pjesë e skuadrës Trident dhe synon që shumë shpejt të bëhet shqiptari i parë në Formula 1.
Në Bahrein, piloti shqiptar doli i teti në prova duke përshkruar pistën për 1:47,473 sekonda. /IndeksOnline/