75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Lirimi i Burdushit, reagon KMDLNj

Të premten, me datë 15.03.2019 pak para orës 16.00 nga qendra e Paraburgimit në Prizren, është liruar, Hysri Peqani, i njohur me nofkën ’Burdushi’.

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti i krimeve të rënda ndërroi masën e paraburgimit, të cilën e kishte deri më tani Burdushi, në masën e detyrimit të paraqitjes në polici.

“Kështu, Hysri Peqani, duhet që një herë në javë të paraqitet në polici, në stacionin policor ‘Alfa’ në Prizren. Me datë 25.02.2019, Burdushi kishte tentuar të vetëvritej, duke kërkuar pikërisht përshpejtim procedurash nga gjyqësori, si dhe njërën nga masat, detyrim paraqitje apo arrest shtëpiak”, thuhet në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj). /Indeksonline/