Lirimi i ish-kryeshefit të KEK-ut, avokati jep detaje

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është liruar sot nga masa e paraburgimit.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga.
Ibrahimaga tha se dje është paraqitur kërkesa për lirim të klientit të tij, teksa në mungesë të dëshmive për akuzat, organet e drejtësisë kanë aprovuar kërkesën.
“Po, e konfirmoj [lirimin e klientit]. Ka pasë akoma masë të paraburgimit por është ndërprerë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë me e liru, pasi janë shuar të gjitha akuzat për shkaqe të paraburgimit. Mandej, Gjykata e ka aprovuar kërkesën tonë dhe Prokuroria e ka mbështetë atë. Kërkesën për lirimin e z.Krasniqit e kemi bërë dje. Ai është duke i përfunduar procedurat e nevojshme për tu liruar më pas për në shtëpi” ka thënë Ibrahimaga për Indeksonline.
Krasniqi i arrestua më 19 prill, nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” si dhe “Konflikti i interesit”.
Ai ka qenë duke u mbajtur ë masë të paraburgimit deri më sot./Indeksonline/