75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lirimi i masave të ekonomisë, takohen në mëngjes zyrtarët e lartë qeveritarë

Zv.kryeministri i vendit, Besnik Tahiri bashkë me zv.kryeministren Albulena Balaj- Halimi kanë zhvilluar sot një takim konsultues me disa nga ministrat e Qeverisë se Hotit.

Takimi në fjalë pati për qëllim diskutimin e aspekteve që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë, transmeton Indeksonline.

Tahiri tha se në takim u konsultuan për çështjet lidhur me hapat e tjerë që duhet të ndërmerren e që janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimi në normalitet.

“Më saktësisht ecja më teje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve të tjerë”, tha ai.

Postimi i plotë:

Gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me zëvendëskryeministren Albulena Balaj- Halimaj patëm takim konsulutes me ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë. Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat e tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve të tjerë.