75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Z S

Lirimi i policëve të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut, flet vëllai i viktimës: Na i hapi edhe më shumë plagët

Ditën e djeshme Gjykata e Apelit përmes një vendimi ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë të dyshuarve lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut.

Bëhet fjalë për rreshterin Ibrahim Nela dhe zyrtarët policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Në vendimin e saj, gjykata ka konstatuar se rreziku i përsëritjes së veprës penale, për të cilën bazë është caktuar masa e paraburgimit nga gjykata e shkallës së parë, është e pabazuar dhe aspak nuk ka të bëjë me rrethanën në të cilën është thirrur gjykata e shkallës së parë “raporteve të acaruara mes familjarëve të të dëmtuarit dhe të pandehurve“.

Por çka thonë nga familja e Agonit?

Në një prononcim për Indeksonline, vëllai i Agonit, Albani thotë se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit e ka rënduar edhe më shumë familjen e tyre.

‘’Vendim e djeshëm e kemi parë me shqetësim të madh, për neve si familje është një vendim i pakuptueshëm, kjo na ka hapur edhe më shumë plagët’’, ka thënë ai.

Më tutje ai është shprehur se ata do t’i drejtohet edhe gjykatës dhe institucioneve të tjera lidhur me këtë vendim.

‘’Ne do t’u drejtohemi të gjitha instancave ligjore e po ashtu gjykatës për të shqyrtuar këtë vendim dhe do të dorëzojmë ankesë lidhur me ketë” ka shtuar Alban Zejnullahu.

Ditë më parë avokati i njërit prej zyrtareve policorë, Besnik Berisha në një prononcim për media është shprehur se është këcënuar nga një anëtar i famlijes Zejnullahu mirpo këtë e mohon vëllai i Agonit.

Ai thotë se kjo është një shpifje e ulët nga avokati Berisha.

“Nuk është e vertetë, kjo është një shpifje e ulët nga ana e tij si avokat, ai po del nga kornizat e tij si avokat, duke u marrë personalisht me neve si familje, nese ka marrë ndojë kërcënim atëherë le ta publikojë’’, ka thënë Alban Zejnullahu./Indeksonline/